Trupa të shumta të forcave paqeruajtëse të KFOR-it kanë zhvilluar patrullime të shtuara përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një postimi zyrtar KFOR bën me dije se misioni i patrullimit është një procedurë standarde që toga italiane e xhenierëve kreu përgjatë vijës kufitare administrative, pa dhënë detaje të mëtejshme. KFOR-i shprehet se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të KFOR-it.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …