Kryetari Ramosaj qëndroj për një vizitë në qytetin e Larvik të Norvegjisë

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, qëndroj në qytetin e Larvik të Norvegjisë, ku së bashku me drejtorin Lan Stojkaj të IAAP “Tafil Kasumaj” dhe kolegun Egzon Binakaj, u pritën nga bashkatdhetari Diti Berisha, njëkohësisht drejtor i Gjimnazit të Larvik-ut “Thor Heyerdahl”, ku të pranishëm ishin edhe kolegët e tij, drejtori z. Egil Fauske, z. Arne Dag, znj. Mette Dybvik dhe znj. Bente Hoel. Gjatë këtij takimi u arrit marrëveshje bashkëpunimi në mes të Shkollës Profesionale “Tafil Kasumaj” dhe Gjimnazit më të famshëm në Norvegji “Thor Heyerdahl”, ku në këtë bashkëpunim është ofruar edhe një donacion me pajisje dhe makineri për profilin automekanik. Praktika e nxënësve do të fillojë në pranverë të këtij viti, ku edhe nxënësit e shkollës Profesionale “Tafil Kasumaj”, do të vijojnë praktikën në Gjimnazin “Thor Heyerdahl” në Norvegji. Kryetari Ramosaj i falënderoj për pritjen dhe mundësinë e këtij bashkëpunimi shumë të rëndësishëm për nxënësit e qytetit të Deçanit!

May be an image of 2 people, foundry and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …