Bashkimi Evropian ka shfaqur shqetësimin e tij për mbylljen e disa komunave paralele serbe në Kosovë

Bashkimi Evropian ka shfaqur shqetësimin e tij për mbylljen e disa komunave paralele serbe në Kosovë. Zyrtar të këtij unioni i kanë bërë thirrjeve autoriteteve të vendit tonë që këtë çështje ta zgjidhin në bisedime me Serbinë në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku. BE-ja i bëri thirrje Kosovës që çështjen e komunave paralele, që ndërlidhen me themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, ta diskutojë në dialogun e udhëhequr nga blloku 27-anëtarësh. “ Mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë pasoja negative në jetën e përditshme dhe kushtet jetësore të komuniteteve serbe në Kosovë, sepse do ta kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale duke pasur parasysh mungesën e alternativave në këtë moment. Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …