Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme të reja ajrore kundër objektivave iraniane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme të reja ajrore kundër objektivave iraniane duke i goditur 36 caqe të grupit rebel, Huthi, në Jemen. Në një komunikatë për media Uashingtoni zyrtar ka bërë të ditur se sulmet u kryen nga luftanijet dhe nga avionët luftarakë. Radio Evropa e Lirë lajmëron se sulmet janë pjesë e përgjigjes hakmarrëse të Shteteve të Bashkuara, pas një sulmi me dron në Jordani muajin e kaluar, ku u vranë tre ushtarë amerikanë. Zyrtarët amerikanë thanë se besojnë se sulmet ajrore ndaj dhjetëra zonave të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak të premten ishin të suksesshme dhe paralajmëruan sulme të tjera shtesë. Britania e Madhe dhe Polonia lëshuan deklarata në mbështetje të sulmeve amerikane, duke thënë se SHBA-ja ka të drejtë të përgjigjet ndaj sulmeve dhe i paralajmëruan përfaqësuesit e Iranit në rajon se “ata po luajnë me zjarr”. Raportimet nga Iraku dhe Siria sugjeruan se rreth 40 njerëz janë vrarë në sulmet në shtatë zona, katra në Siri dhe tri në Irak të shtunën.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …