Veprimtarja nga Kosova Lindore, Ardita Sinani ka shkruar se BE-ja po përdor standarde të dyfishta

Veprimtarja nga Kosova Lindore, Ardita Sinani ka shkruar se Bashkimi Evropian po përdor standarde të dyfishta dhe nuk po i trajton në mënyrë të njëjtë shqiptarët që jetojnë në Kosovën Lindore dhe serbët në Kosovë. “Kur bëhet fjalë për Kosovën, BE-ja lehtësisht  bën thirrje që çështjet e brendshme si mbyllja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i Kushtetutës së Kosovës për përdorimin e valutës së EURO-s të jenë pjesë e diskutimeve e temave të dialogut në Bruksel. Për shembull, pse asnjëherë nuk e dëgjuam të njëjtën thirrje nga BE-ja për çështjen e pasivizimit të adresave dhe spastrimit etnik administrativ të shqiptarëve nga Serbia në Luginë?. Apo për mos përmbushjen e marrëveshjeve të miratuara prej saj për Luginën e Preshevës, siç janë: integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga ana e njësive speciale të sigurisë?” ka shkruar mes tjerash, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti përKosovën Lindore, Ardita Sinani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …