Më 4 shkurt të vitit 1944 nazistët gjermanët dhe mercenarët e Xhafer Devës vranë e masakruan në Tiranë 84 qytetarë të pafajshëm, në përpjekje për të arrestuar partizanët. Kjo është njëra ndër masakrat më të mëdha gjatë Luftës Nacionalçlirimtare në Shqipëri. Më 4 shkurtit të vitit 1944 në rrugicat e Tiranës u derdhën forcat mercenare të ministrit të brendshëm Xhaferr Deva dhe ekzekutuan dhjetëra qytetarë të pafajshëm. Si shkak për këto reprezalje u përdorën dy atentatet që komunistët zhvilluan një ditë më parë kundër Xhaferr Devës dhe Kadri Cakranit, ku mbetën të vrarë një xhaxha i Devës dhe një nip i Cakranit. Kjo reprezalje i kalon përmasat e një hakmarrjeje personale, sepse nuk u drejtua vetëm kundër organizatorëve të atentatit, por kundër gjithë popullsisë tiranase që mbështeste luftën kundër pushtuesve gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë. Pas Borovës kjo është masakra më e madhe që popullsia shqiptare përjetoi gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …