Rreth 20,000 trupa britanike do i bashkohen thirrjes, ndërsa NATO fillon të testojë aftësinë e secilit shtet anëtar për t’u përfshirë në konflikt. Është thirrja më e madhe që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, 33 vjet më parë. Stërvitja, e quajtur, :Mbrojtësi i palëkundur” do të fillojë javën e ardhshme dhe do të zgjasë deri në fund të majit. Të 31 anëtarët e NATO-s do të përfshihen në stërvitje, plus Suedia anëtarësimi i së cilës është duke u ratifikuar. Aleanca do të demonstrojë aftësinë e saj për të përforcuar zonën euro-atlantike me një lëvizje transatlantike të forcave nga Amerika e Veriut”. Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë. Sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps njoftoi të hënën vendosjen e të gjithë ushtrisë, marinës dhe RAF. Marina Mbretërore do të dërgojë dy aeroplanmbajtëse të reja dhe tetë anije luftarake. Avionët e sulmit rrufe F-35 të RAF gjithashtu do të dërgohen dhe testohen në skenarët e konfliktit. Stërvitja e NATO-s po përgatitet kryesisht për agresion të mundshëm nga Rusia. Gjermania do të dërgojë gjithashtu 12,000 ushtarë, sipas gazetës kombëtare Bild.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …