leoni

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, e ka përsëritur kërkesën drejtuar Qeverisë për ndalimin e zbatimit të rregullores së BQK-së

Sot në Prishtinë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka përsëritur kërkesën drejtuar Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit lidhur me  zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, Këtë kërkesë ai e paraqiti pas takimit më kryeministrin e vendit, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave Hekuran Murati. Hovenier në këtë takim  ishte i shoqëruar nga ambasadorët e vendeve anëtare të QUINT-it. Ai  ka deklaruar me këtë rast se Amerika është e shqetësuar pasi zbatimi i rregullores së BQK-së do të ndikojë në mënyrë të padrejtë në komunitetet pakicë, duke iu referuar komunitetit etnik serb. Hovenier tha se shteti i tij dëshiron të shtyhet zbatimi i këtij vendimi pastaj duhet zhvilluar një plan dhe strategji në mënyrë që të funksionojë vendimi i tillë. I pyetur nga gazetarët nëse Qeveria e Kosovës ka dhënë ndonjë shenjë se do ta ndryshojë vendimin e saj dhe nëse Kosova rrezikon të përballet me sanksione të reja, Hovenier tha se është në dorën e Qeverisë të deklarohet për zbatimin e rregullores.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …