Stephane Sejourne: Tragjedia në Gaza të përfundojë sa më shpejtë, e vetmja zgjidhje krijimi i dy shteteve

Ministri i Jashtëm i Francës,  Stefan Sezhuurn bëri thirrje që tragjedia në Gaza të përfundojë. Gjatë një vizite të hënën në Jerusalem, në nisje të një turneu katër-ditor në rajon, ai  bëri thirrje gjithashtu për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar nga të gjitha palët, si dhe për një armëpushim të menjëhershëm, nga i cili ai tha se do të përfitojnë civilët dhe pengjet e Gazës. Tre shtetas francezë janë ende mes pengjeve të mbajtura në enklavën palestineze që kur u kapën nga militantët e Hamasit në sulmin e tyre më 7 tetor në Izraelin jugor. Ministri francez, vendi i të cilit planifikon të vendosë sanksione kundër kolonëve izraelitë që kryejnë akte dhune në Bregun Perëndimor, tha gjithashtu se disa liderë politikë në Izrael duhet të përmbahen nga nxitja e urrejtjes ndaj palestinezëve.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Punëve të Jashtme mblidhet në Luksemburg për të diskutuar mbi Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi

Këshilli i Punëve të Jashtme i Bashkimit Evropian do të mblidhet më 14 prill në …