Gjykata e Apelit në Hagë, refuzoi kërkesën e Sabit Januzajt, për ta liruar përkohësisht

Gjykata e Apelit, në Hagë ka refuzuar  kërkesën e Sabit Januzajt për ta liruar përkohësisht. Paneli i Gjykatës së Apelit nuk e pranoi kërkesën për lirim të përkohshëm. Në vendim, është thënë se asnjë kusht i arsyeshëm shtesë që ai mund të vendoste nuk ishte i disponueshëm, në mënyrë adekuate për t’i zbutur rreziqet ekzistuese, për ta liruar përkohësisht. Gjykata ka udhëzuar atë që ta paraqesë një version tjetër të apelit të tij brenda dhjetë ditësh. Sabit Januzi është arrestuar më 5 tetor të vitit të kaluar në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Speciale, nën dyshimin  së është përpjekur ta bind një dëshmitar për të mos dëshmuar kundër krerëve të UÇK-së në Gjykatën në Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …