leoni

Zef Mazi: Rrëfimi i përsëritur për luftë, ka të bëjë me ngjalljen e frikës, ndaj kujtdo që mund ta mendojë, që duhet ta heqë nga koka

Diplomati nga Shqipëria, Zef Mazi, është cituar të ketë deklaruar se armatosja e Serbisë, tollovia e Federatës së Bosnjës, blerja e armëve nga Kosova, dhe angazhimi i Shqipërisë për të shkuar në shpenzimet ushtarake në 2% të GDP, duket se reflektojnë atë që lidhet me një kërcënim. A është e vërtetë narrativa e përsëritur për një luftë? Çfarë është thënë dhe bërë në të kaluarën njihet; çfarë po bëhet sot, po ashtu shihet, mund të analizohet dhe, të merren masa. Çka nuk dihet dhe nuk mund të thuhet me siguri, është ajo çfarë kanë në kokë drejtues shteti, qeverie, disa drejtues të politikës dhe institucioneve. Ajo vetëm mund të hamendësohet. Mbi atë bazë mund të bëhen plane skenarësh… Rrëfimi i përsëritur për luftë, më shumë, ka të bëjë me ngjalljen e frikës, me paralajmërim, përgatitje, me dhënie sinjali ndaj kujtdo që mund ta mendojë, që duhet ta heqë nga koka. Janë bërë disa herë luftëra në rajonin tonë. Është parë qartë se cilët kanë qenë humbësit dhe fituesit. Rajoni ynë, me dy përjashtime, është territor i NATO-s. Ai nuk mund të bartë e të ketë luftëra të tjera, pavarësisht tensioneve që mund të krijohen, që janë dhe do jenë të menaxhueshëm. Të kesh oreks për luftë tjetër në Ballkan do të thotë të kesh problem me ‘motorët logjikë, ka saktësuar, diplomati,  Zef Mazi. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …