leoni

Spiro Bellkameni (1885-1912) luftëtar i shquar i çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare

Luftëtari i Pavarësisë së Shqipërisë, Spiro Toli Bellkameni ishte komandant i një çete kombëtare në vitet 1908-1912. Që në fëmijëri u frymëzua me idetë e Rilindjes kombëtare dhe ishte nëçn nndikimin e ideve të Themistokli Gërmenit, Çerqiz Topullit e luftëtarëve të tjerë me nam të Shqipërisë.

Ai lindi në Ballkamen, afër Follorinës, fshat shqiptar, të cilit  pas vitit 1928 grekët ia ndërruan emrin dhe tani quhet, Dhrosopigi. Në këtë fshat, në vitin 1885 ka lindur dhe është rritur njëri ndër luftëtarët e shquar të viseve shqiptare të jugut. Ai luftoi me çetën e tij, (ku kishte përfshirë edhe vëllezërit më të rinj e më të moshuar)  kundër ushtrisë osmane, kundër kishës dhe Fanarit, i cili të gjithë shqiptarët ortodoks i konsideronte grekë. Me rastin e parë të rrëmbimit të armëve, Spiroja me bashkëluftëtarët e tij largoi  forcat ushtarake greke nga Ballkameni e Negovani, dy fshatra shqiptare të njohura për rezistencë shekullore kundër pushtimit turk dhe grek.

Më 18 Maj 1901, në Follorinë, u plagos rëndë  duke luftuar kundër forcave që i kishte  dërguar  Qeveria greke me kërkesë së kishës. Pasi u shërua në vitin 1905 së bashku me çetën e tij heroike luftoi kundër forcave turke, në viset e jugut të Shqipërisë, për çlirimin nga robëria shekullore.

Mori pjesë në luftën kundër turqve në “Orman Çiflik”, më 29 dhe 30 korrik të vitit 1911.

Në verë të vitit 1912, mori pjesë në Mbledhjen e çetave çlirimtare të jugut në fshatin Frashër. Spiro Bellkameni u priu çetave kryengritëse shqiptare që hynë në Korçën e çliruar. Ai me vëllezërit e bashkëluftëtarët hynë në Korçë me kësula të bardha mbi kokë, ku shkruheshin fjalët: Liri a Vdekje!

             Kanë ngelur në kujtesën e kombit fjalët e tij:

“Deri sot punova për botën, paskëtaj do të punoj për Shqipërinë.

U vra në pabesi nga forcat turke,  më 14  tetor të vitit  1912, në fshatin Neveskë afër Follorinës.

Revista “Ylli i Mëngjesit” shkruante  për Spiro Bellkamenin:“Tradhtia dinake dhe e poshtër rrëmbeu një nga trimat më të shquar. Veprat e tij janë të gjalla, Jeta, veprat atdhetare të Spiro Ballkamenit janë të ditura prej çdo shqiptari. Bellkameni dhe Negovani, tani fshatra të mbetura nën pushtimin e Greqisë. deri vonë kanë  ruajtur traditat shqiptare sidomos në dasmat e tyre.

Jeta dhe vepra e Spiro Bellkamenit ende nuk është studiuar sa duhet, edhe pse dihet kontributi i familjes Bellkameni dhe veçanërisht kontributi  i tij për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesi shekullor turk dhe nga pretendimet greke për helenizimin e trojeve shqiptare. ( A. Q.)

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …