Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 16 Shkurt. Burime diplomatike në Washington, kanë thënë për Top Channel, se është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite, e para për sekretarin Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane. Ende nuk dihet qëllimi primar i kësaj vizite, por sugjerohet se vjen si një vlerësimin amerikan për Shqipërinë, si një aleate e SHBA dhe në NATO. Vitin e shkuar, sekretari Blinken komentoi me nota të larta pozitive rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Antony Blinken, në maj të vitit 2021 shpalli Sali Berishën si person “Non Grata” nga Amerika për korrupsion dhe minim të demokracisë. Kjo u shoqërua me një sulm frontal nga Berisha në adresë të sekretarit Blinken.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …