Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, nuk iu ka përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes nëse do të ketë ndikim në procesin e blerjes së sistemeve raketore amerikane, Javelin, mosdëgjueshnëria e Kosovës lidhur me çështjen e zbatimit të rregullores së BQK-së me anë të së cilës synohet edhe largimi i përdorimit të dinarit serb në vend. Hovenier tha se Amerika do të vazhdojë ta mbështesë tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por përsëriti se përgjigjja e Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesës për shtyrjen e zbatimit të rregullores së re të BQK-së do të tregojë se sa i fuqishëm është partneriteti dypalësh, nga e cila tha se preken “ato çështje”. Unë dua të përcaktoj se cili është pozicioni ynë politik. por ne kemi dashur ta mbështesim popullin e Kosovës ndërsa gjithnjë e më shumë të lëviz drejt strukturave evropiane dhe euroatlantike, ne e kemi mbështetur tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me një qëllim final sipas një plani dhjetëvjeçar për të pasur një forcë multietnike të NATO-s, për mbrojtje territoriale. Ne mendojmë për bashkëpunimin tonë të mbrojtjes, prandaj ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë përpjekje në lidhje me FSK-në, por mund të them sërish, ato çështje preken nga fakti dhe realiteti se sa i fuqishëm është partneriteti ynë. Pres nga Qeveria e Kosovës që të punojë me ne për të përmirësuar dhe forcuar partneritetin tonë”, ka saktësuar ambasadori amerikan, në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
