Kryetari Latifi mbajti takimin e parë për vitin 2024 me punëtorët shëndetësorë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, zhvilluan takim dhe bashkëbisedim me personelin shëndetësor të komunës së Rahovecit. Me punëtorët shëndetësorë, diskutuan për gjendjen e përgjithshme të shëndetësisë në komunë, ekipin mobil të kujdesit shtëpiak, shërbimet pediatrike, shërbimet gjinekologjike, stomatologjike, laboratorët, gjendjen aktuale të furnizimeve me barna esenciale, reagensë, materiale e pajisje të reja shëndetësore dhe format e tjera të përkrahjes së QKMF-së, rrjetit të QMF-ve dhe AMF-ve, po ashtu, për mundësitë e rritjes në vazhdimësi të cilësisë së shërbimeve dhe diskutuan për investimet kapitale që po bëhen dhe ato që planifikohen të bëhen në sektorin e shëndetësisë për vitin 2024. “Mirënjohës dhe falënderues për shërbimin dhe angazhimin e tyre për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Rahovecit! Së bashku, jemi në përpjekje të vazhdueshme për shtimin e shërbimeve të tjera dhe për rritjen e vazhdueshme të cilësisë së tyre.”- u shpreh kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …