Ministri gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë konferencës për medie në Beograd është pyetur nga një gazetar se cili është akti juridik ndërkombëtar në bazë të së cilit Gjermania po e armatos Prishtinën”. Pistorious në përgjigjen e tij ka thënë se Gjermania po e armatos edhe Kosovën por edhe Serbinë dhe se këto armë janë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të secilit vend. Ai gjithashtu ka konfirmuar se Gjermania e njeh pavarësinë e Kosovën, dhe synimi është paqja dhe stabiliteti. Ne nuk furnizojmë armë sulmuese, vetëm mbrojtëse. Nga këndvështrimi ynë, ne e njohëm Kosovën. Vendet e tjera nuk e kanë bërë, bëhet fjalë për një numër më të vogël vendesh në botë. Synimi ynë në rajon është paqja dhe stabiliteti, si dhe afrimi i përbashkët me BE-në. Kushtet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme këtu, me të dyja palët e përfshira, dhe ky është parakushti bazë për stabilitet. Asgjë nuk e ndryshon këtë fakt”, ka thënë Pistorius, për mediet, në Serbi, Ai ka folur edhe për Banjskën duke thënë në Beograd se hetimi rreth sulmit në Banjskë është i një rëndësie vendimtare.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …