Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka pasur vizita shumë të shpeshta në Greqi, më tepër se në vendet tjera të rajonit, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Bullgaria. Kurtin e kanë mbajtur shpesh në Athinë me qëllim që ta largojnë prej Turqisë dhe ai shpesh nuk e ka kuptuar mënyrën se si funksionon politika rajonale e shteteve. Në politikë të jashtme ka edhe kurthe të vogla edhe prej atyre të cilët presin. Unë nuk e kam pritur që Greqia e njeh pavarësinë e Kosovës. Kam dëshirë që kjo të ndodh, por këtë e them me një arsye se nëse ju dhe unë jetojmë në një lagje të Prishtinës dhe unë vazhdimisht shkojë tek fqinjët tjerë dhe nuk vijë asnjëherë te ju për kafe, nuk ka nevojë të kesh dije në diplomacinë politike. Kështu që shumë shpesh e kanë mbajtur me konferenca, simpoziume, ftesa të shpeshta për të treguar që është shumë afër Athinës dhe më larg të tjerëve. Në bindjen time kur je ministër i jashtëm si zonja Gërvalla, nëse Kurti s’e di, Gërvalla duhet t’ia shpjegojë. Nëse shkon pesë herë në Greqi duhet të shkosh katër ose pesë herë edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në Bullgari. HoxhajA se nuk pret njohje nga Greqia, pavarësisht raporteve me Qeverinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …