Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht presonit nga BE-ja dhe Amerika, ka rikonfirmuar se mbështet plotësisht pavarësinë e Bankës Qendrore të Kosovës dhe se rregullorja e saj e re, e cila hyri në fuqi nga 1 shkurti 2024, nuk e targeton dinarin e Serbisë. Kurti sqaroi se sipas tij në këndvështrimin praktik ky vendim nënkupton se pagesat që marrin serbët e Kosovës janë ende të lejueshme, por do të deponohen në llogaritë e tyre me euro dhe se posedimi privat i monedhave të huaja mbetet i lejueshëm. Pensionet që marrin nga Serbia mund të transferohen në të njëjtat llogari, si plotësim dhe jo si zëvendësim të skemave ekzistuese të përfitimeve. Përveç degëve bankare zyrtare, ka 15 institucione të tjera financiare ku pensionet nga Serbia mund të ndahen, në mungesë të llogarive bankare. Për më tepër, hapja dhe mirëmbajtja e llogarive të reja bankare në euro do të jenë pa pagesë”, thuhet në deklaratën e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …