Sot në KS të OKB-së, me kërkesë të Serbisë, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme lidhur me situatën në Kosovë. Ambasadori i Serbisë në OKB ka paraqitur një kërkesë për thirrjen e seancës, e cila sipas medieve, tërheq vëmendjen për situatën në Kosovë, për të cilën, Beogradi zyrtar pretendon se është në kontrast të fortë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Serbia, vendimin e Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarëve e konsideron të paligjshëm, duke nënvizuar se ajo është një vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve, dhe se qëllimi është spastrimi etnik dhe zhdukja e popullsia serbe në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare me kohë i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta shtyjnë vendimin, por deri tani është refuzuar, edhe pse Qeveria sikur edhe më parë ka lëshuar pe për gjithnjë me vonesë dhe duke mos gjetur rrugë tjetër.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …