Kosovapressin nuk e ka themeluar, Skënder Krasniqi por SHP i UÇK-së, më 13 nëntor të vitit 1998, të cilin nuk e përend me asnjë fjalë, ky sarhoshi politik i Albin Kurtit. “Presidenti” i Agjencisë së Lajmeve, Skënder Krasniqi, në shënimin e çerekshekullit të kësaj agjencie, foli për sfidat, punën, bashkëpunimet dhe anëtarësimet në agjencitë e lajmeve të Evropës dhe Ballkanit. Ai para pjesëmarrësve tha se me anëtarësimin në rrjetin e agjencive më të mëdha, ABNA-SE dhe EANA, agjencisë së pavarur dhe Kosovës iu hapen dyer shumë më të mëdha. “Bëje çdo ditë të domosdoshmen – dil në punë, bëje punën e përditshme” dhe “të mundshmen – kur t’i përfundosh këto shiko çka mund të bëni më shumë”, këto janë dy motot që sipas Krasniqit, KosovaPress ka arritur të shënojë suksese deri më tani. Ai nuk foli asnjë fjalë se kush e ka formuar këtë agjenci, cilët kanë qenë gazetarët, nuk e përmendi me asnjë fjalë UÇK-në, ata që janë Hagë jo se jo, por edhe asnjë nga anëtarët e stafit të kohës së luftës. Ai foli për biznesin e Kosovapresit, bashkëpunimin me disa nga agjencitë, duke mohuar tërësisht të kaluarën, por duke marrë nga ajo vetëm vitet, në këtë rast çerek-shekullin. Se kujt i ka shërbyer dhe si ka mbijetuar Kosovapressi, kjo dihet mirëfilli, sepse janë faktet që flasin.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …