Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se edhe njëherë po dëshmohet qartë se Qeveria e Kosovës nuk ka koordinim me partnerët ndërkombëtar. Ai ka thënë me këtë rast se politika e aktit të kryer është metodë e kryeministri Kurti, por se kjo nuk zgjatë dhe se ky si zakonisht do të tërhiqet mbrapa. Me politikat që po i bën kryeministri Kurti, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri deklaron se durimi i partnerëve ndërkombëtarë po shpenzohet. Tanimë limitet e tolerancës dhe të durimit të partnerëve po harxhohen karshi kësaj qeverisje sepse plani i ri disa pikësh i Qeverisë Kurti lidhur me këtë çështje është diçka ku po vihet prapë në lojë partneriteti dhe mbështetja që Kosova e ka nga partnerët ndërkombëtar”, është shprehur Haziri për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …