Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier: Nëse Qeveria e Kosovës nuk dëshiron partneritet, do të ketë ndikim në kualitetin e partneritet tonë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot ka qëndruar në ndërtesën e Qeverisë, por  nuk ka treguar se me cilin zyrtar qeveritar është takuar, pasi  kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lidhur me shtyrjen e zbatimit të Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, mbi dinarin serb, Hovenier së bashku me ambasadorët e QUINT-it, kishin mbajtur takim me kryeministrin Kurti, e të cilit i kishin kërkuar ta shtyjë procesin. “Ne do të shpresonim që Qeveria të ishte partnere me ne, këto janë çështje ku kërkohet partneritet nga Kosova dhe Qeveria e Kosovës po të ishte partnere në çështje të tilla do të riforconte partneritetin tonë. Por, nëse Qeveria e Kosovës nuk dëshiron partneritet në këto çështje, do të ketë ndikim në kualitetin e partneritet tonë”, ka saktësuar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …