leoni

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është shtyrë vazhdimi i gjykimit kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sërish është shtyrë  gjykimi kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e të tjerëve në rastin penal “hedhje e gazit lotsjellës në sallë n e Kuvendit”. Lajmin e ka konfirmuar Musa Damati, avokat i deputetit, Pal Lekaj, i cili ishte paraparë të paraqitej në këtë rast në cilësinë e dëshmitarit. Konjufca ka kërkuar që seanca të shtyhet pshkaku i angazhimeve. Këtë kërkesë e ka aprovuar gjyqtarja e Gjykatës Themelore. Për ketë rast ka dëshmuar sot paradite ish-nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti, i cili ka thënë se e ka parë Aida Dërgutin e Glauk Konjufcën duke e nxjerrë gazin nga nën tavolina, por nuk ka pasur mundësi që t’i fotografojë.  Atë ditë në seancë merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq. Konjufca  Ai në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhjeje ka hedhur gazin lotsjellës në sallë. Në këtë rast penal kundër  zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 21 mars 2018,  duhet të përgjigjen edhe: Xhelal Sveçla, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi.  Gjatë periudhës si deputetë të opozitës,  ata akuzohen se me hedhjen e gazit lotsjellës kanë kryer veprën penale të përdorimit të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …