Nis projekti i segmentit rrugor në komunën e Malishevës

Ka nisur projekti i segmentit rrugor në komunën e Malishevës.”Një nga investimet më të rëndësishme që ndikon në zhvillimin dhe zgjerimin e qytetit të Malishevës, është projekti i segmentit rrugor që nis nga rrethi i madh të lagja e gurit e deri të stadiumi i qytetit “Liman Gegaj”, që përdoret edhe si transit i qytetit. Është lajm i mirë që tashmë ka nisur puna intensive nga kompania punëkryese, ku është duke u ndërtuar infrastruktura nëntokësore, që përfshin kanalizimin fekal dhe atmosferik, për t’i hapur më pas rrugë procesit të asfaltimit, së bashku me trotuarin dhe ndriçimin publik”-ka shkruar kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …