Miroslav Lajcak

Miroslav Lajçak: Masat e normalizimit mes Kosovës e Serbisë, përfshijnë edhe kufizimin e kërcënimit ose përdorimin e forcës

Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat kanë qenë të tensionuara që nga konflikti brutal i dyshes në vitet 1990, mbeten delikate një vit pas një marrëveshjeje në përpjekje për një rrugë të re drejt normalizimit, shkruan mediumi amerikan “CNBC”. “Stabiliteti është i brishtë. Ne nuk mund ta marrim paqen dhe stabilitetin si të mirëqenë”, tha në një intervistë për CNBC, në Davos, Zvicër,  Miroslav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor. Ky portal raporton për kontekstin që po zhvillohen bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, e thekson që ‘vitet e konfliktit mes dyshes e kanë lënë Evropën shumë të ndarë në rrugën përpara, me disa anëtarë të BE-së – Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë dhe fqinjë të tjerë jo BE që kundërshtojnë pretendimin e Kosovës për pavarësi. Megjithatë, Lajçak tha se marrëveshja e normalizimit e kishte avancuar situatën “si kurrë më parë” dhe vuri në dukje se fokusi ishte tani në zbatimin e saj. Masat e normalizimit përfshijnë zhvillimin e “marrëdhënieve normale, të fqinjësisë së mirë” dhe kufizimin nga “kërcënimi ose përdorimi i forcës” në mosmarrëveshjet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …