Enver Hoxha (1908-1985) udhëheqësi i PKSH-së dhe i PPSH-së

Udhëheqës i madh e i lavdishëm i PPSH-së, PRS të Shqipërisë dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partisë Komuniste të Shqipërisë ( më vonë Parti e Punës së Shqipërisë ). Prijës legjendar, organizator e strateg i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimitare e i revolucionit popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RPS të Shqipërisë. Krijues e drejtues i pushtetit popullorë, burrë shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur. Figura më e madhe historike e kombit shqiptar, i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut e popullit shqiptar. Dy herë Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste.

Enver Hoxha lindi në Gjirokastër më 16 tetor 1908, në një familje me tradita të njohura patriotike. Fëmijërinë dhe rininë e hershme (1908-1927) i kaloi në një mjedis familjar e shoqëror të lidhur ngushtë me luftërat për çlirimin kombëtar nga zgjedha osmane, me ngjarjet që quan në Shpalljen e Pavarësisë dhe më përpjekjet për sigurimin e ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë nga synimet e shovinistëve fqinjë.

Pas përfundoi shkollën qytetëse “Drita” (1917-1924) vazhdoi studimet në Liceun fracez, në fillim në Gjirokastër (1924-1927) dhe më pas në Korçë (1924-1930). Në këtë periudhë, nxënës i zellshëm, i etur për dije e kulturë, ai u formua edhe si një i ri demokrat revolucionar. Admirues i Avni Rustemit, i shoqërisë përparimtare “Bashkimi”, i revolucionit demokratiko-borgjez të qershorit 1924. Pas kthesës kundërrevolucionare dhe ardhjes në fuqi të A. Zogut (dhjetor 1924), Enver Hoxha do të rreshtohej me forcat kundërshtare të regjimit obskurantist e mesjetar që sundonte në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë, vitet e qëndrimit në Korçë (për të përfunduar Liceun) luajtën një rol të madh për formimin dhe edukimin revolucionar të të riut Enver Hoxha. Këtu ai u afrua me punëtorët korçarë , përmes të cilëve ra në kontakt me literaturë dhe u lidh me lëvizjen e atëhershme komuniste.

Pas përfundimit të Liceut me rezultate të larta, në tetor 1930 fiton të drejtën për të vazhduar studimet universitare, por në kundërshtim me dëshirat dhe pasionin e tij për shkencat politike e historike, bursa iu dha për në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (specialiteti i biologjisë) në Universitetin e Monpeljesë, Francë. Në mars të v. 1934 i ndërpritet bursa nga mbretëria zogiste dhe shkon në Paris ku qëndron gjer nga fundi i v. 1935. Për të siguruar mjetet më minimale të jetesës kryen punë të rëndomta dhe një kohësisht ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë, futet në ambientët e punëtorëve parisienë, frekuenton klubet e edukimit marksist të PK të Francës, krijon lidhje me organin e KQ të PKF “Ymanite”. Më pas arrin të sigurojë punë në Bruksel, por pas disa muajshë (në fillim të verës 1936) pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e vetme të konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste.

Në korrik të viti 1936 kthehet përfundimishtë në atdhe dhe prej këtyre momenteve i pëkushtohet luftës për çlirimin e popollit. Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topullit në Gjirokastër se ai dhe gjithë të rinjtë do të luftonin “për një Shqipëri më të mirë”, “për mbarëvajtjen e atdheut”, “për bashkimin e vërtetë të kombit”, ishte një program lufte për të.

Pasi mbetet muajë të tërë pa punë, për njëfarë kohe jep mësim si pedagog i jashtëm në gjimnazin e Tiranës, kurse në prill të v. 1937 mundi të siguroj një vend si profesor në Liceun e Korçës, ku shumë shpejt i rivendos lidhjet me Grupin Komunist “Puna” të Korçës, dhe me horizontin teorik e veprimtarinë e tij praktike, bëhet një ndër anëtarët më aktivë e më me perspektivë të lëvizjes komuniste të Shqipërisë.

Në pragun e pushtimit fashist të Shqipërisë ( prill 1936 ), së bashku me gardën e vjetër të komunistëve korçarë, Enver Hoxha veproi me të gjitha forcat për mobilizimin e vullnëtarëve, për organizimin kudo të qëndresës popullore dhe udhëhoqi demonstratat e gjëra që shpërthyen si në Korçë ashtu edhe anembanë Shqipërisë.

Veprimtaria e tij revolucionare mori hov pas pushtimit, gjë që u ra në sy të fashistëve, të cilët në dhjetor 1939 e pushuan nga puna me motivacion: “element kundër regjimit”. Me kërkesën e tij dhe me vendim të qëndrës së Grupit Komunist të Korçës, në janar të v.1940, Enver Hoxha u dërgua në Tiranë me detyrë të zgjeronte mbi baza të shëndosha veprimtarinë e grupit. Që në këto momente për Enver Hoxhën nis rruga e gjatë e vështirë dhe e lavdishme – rruga e revolucionarit profesionist.

Dega e Grupit Komunist të Korçës në Tiranë, me Enver Hoxhën në krye, u kthye në një qëndër të rëndësishme të lëvizjës komuniste antifashiste në kryeqytet. Deri në tetor 1941 ai e mbulonte veprimtarinë e tij me “profesionin e shitësit-tregtar” në dyqanin “Flora”, kurse pas demonstratës së 28 tetorit u hodh në ilegalitet.

Merita më e madhe historike e Enver Hoxhës për këtë periudhë qëndron në faktin se ai e kuptoi thellë domosdoshmërinë jetike të krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, si kusht vendimtar për mobilizimin, organizimin dhe udhëheqjen e popullit në luftën për çlirimin kombëtar e shoqëror. Shumë shpejt krijoi lidhje të shëndosha me militantë të tillë komunistë si Qemal Stafa, Vasil Shanto etj., dhe së bashku me ta luftoi për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të ndërprerë në kushtet e rënda të terrorit fashist, Enver Hoxha bashkë me komunistët e vërtetë shqiptarë kryen veprën më të madhe: themeluan Partinë Komuniste të Shqipërisë, udhëheqësen besnike që do t’i tregonte popullit rrugën e luftës për çlirim kombëtar e shoqëror.

Mbledhja Themeluese ( 8 – 14 nëntor 1941 ) e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar IKQ, ai u ngarkua me drejtimin e punëve të Këshillit Qendror të Përkohshëm. Dorës së tij, në bashkëpunim me Qemal Stafën, i takojnë dy dokumentet e para programore të PKSH-së, ku përcaktohen bazat politike e organizative të Partisë: “Rezolucioni i Mbledhjes Themeluese” dhe “Thirrja e KQ-së të PKSH-së drejtuar popullit shqiptar”. Më 23 nëntor ai merr pjesë dhe drejton në emër të KQ-së të PKSH-së, mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinisë Komuniste Shqiptare.

I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet: “Tarasi”, “Shpati”, “Valbona”, “Hasani”, “Saliu”, “Malo” etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregëtar e intelektual, ai gjatë gjithë dimrit 1942, në kushtet e terrorit e të ilegalitetit më të rëndë zhvillon një veprimtari të dendur e të fryshme revolucionare në kryqytet. Nga mesi i dhjetorit e gjer në maj 1943 vepron kryesishtë në zonën e Elbasanit, kurse nga mesi i majit 1943 largohet nga Tirana dhe deri në çlirimin e plotë të atdheut popullor nga krahinat e qytetet e Elbasanit, Korçës, Skraparit, Përmetit, Beratit etj.

Të gjitha ngjarjet e shënuara e jetike të Partisë e të popullit gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kanë vulën e mendimit e të veprimit të shquar revolucionare të Enver Hoxhës. Me iniciativë e nën drejtimin e tij zhvilluan me sukses punimet në mbledhje të rëndësishme si: Konsulta e Parë e Aktivit të PKSh ( prill 1942 ), Konferenca e Jashtëzakonshme e PKSH-së (qershor 1942) dhe Konferenca e Parë e Vendit e PKSH-së (mars 1943), e cila për problemet e mëdha që analizoi zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Byrosë Politike dhe Sekretar të Përgjithëshëm të PKSH-së.

Enver Hoxha, në krye të Partisë, zhvilloi një punë të pandërprerë për krijimin dhe zgjerimin e lidhjeve me masat popullore, për t’i bërë këto të ndërgjegjshme e për t’i bashkuar në një lëvizje të fuqishme antifashiste. Konferenca e Pezës (shtator 1942) e organizuar me iniciativën e PKSH-së e personalisht të Enver Hoxhës, hodhi themelet e Frontit Nacionalçlrimitar, si një organizatë politike ku do të realizohej bashkimi luftarak i popullit shqiptar nën udhëheqjen e PKSH-së.

Në krye të Këshillit Qendror të PKSH-së, Enver Hoxha përpunoi dhe udhëhoqi zbatimin e vijës ushtarake të Partisë për organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes së armatosur në të gjitha anët e atdheut dhe për krijimin, në luftë e sipër, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare (UNÇSH). Si Komisar Politik i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH-së (korrik 1943) e më pas Komandant i Përgjithshëm i UNÇSH-së (maj 1944), Enver Hoxha vuri gjithë aftësitë e talentin e tij për krijimin, rritjen e kalitjen e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shsqiptare, si një ushtri e popullit. Ai dha një kontribut të shquar për fitoren historike ë Luftës Anitfashiste Nacionalçlirimtare: çlirimin e atdheut me forcat e veta dhe vendosjen e mbrojtjen e rendit demokratik popullor.

Më 28 Nëntor 1944, pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore e Shqipërisë, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë.

Enver Hoxha ngriti kurdoherë lartë zërin e tij të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave kombëtare e demokratike që u takojnë vllezërve shqiptarë të Kosovës me troje. Për këtë qëndrim parimor, të drejtë e korrekt, Enver Hoxha mbetet i dashur, i respeketuar dhe i nderuar nga revolucionarët kosovarë konsiderohet udhëheqës shpirtëror për çlirim e ribashkim kombëtar.

Enver Hoxha vdiq me 11.4.1985. Kjo ishte një humbje e rëndë për Partinë e Punës së Shqipërisë, populli shqiptar, lëvizjen revolucionare të Kosovës dhe lëvizjen punëtore e komuniste ndërkombëtare.

Duke filuar nga viti 1968 ka nisur botimi i Veprave të shokut Enver Hoxha. Janë botuar 46 vëllime. Krahas tyre janë botuar edhe seri me “Raparte e fjalime”, dhe një varg veprash të veçanta si: “Imperializmi dhe revolucioni” (1978), “Vetadministrimi jugosllav…”(1978), “Eurokomunizmi është antikomunizëm” (1980). Gjithëashtu janë botuar edhe një seri librash me kujtimet e shënimet Historike të Heroit të Kombit – Enver Hoxha, si: “Më Stalinin”, “Hrushovianët” (1980), “Kur lindi Partia” (1981), “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë” (1982), “Titistët” (1982), “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re” 1984. Nga ditari politik i këtij burri të madh të kombit tonë janë botuar vëllime më vete: “Shënime për Kinën” (1979), “Shënime për Lindjen e Mesme” (1984) dhe “Dy popuj miq” (1985).

Shumë nga veprat e Enver Hoxhës janë botuar e ribotuar në gjuhë të huaja dhe kan ngjallur një interes vëmendje të veçantë në radhët e revolucionarëve, popujve dhe proletariatit botëror.

Figura e Enver Hoxhës është një figurë e madhe poliedrike. Nuk ka fushë të aktivitetit politik, ideologjik e shoqëror të PPSH-së si dhe shtetit që të mos jetë shprehur mendimi i tij filozofik, forca organizuese dhe veprimtaria udhëheqëse. Në krye të Partisë, shtetit dhe popullit shqiptar punoi e krijoi tërë jetën deri në çastin e fundit për të mirën e begatinë e Shqipërisë, si: udhëheqës, revolucionar, komandant ushtarak, burrë shteti, diplomat, publicist, edukator masash, orator fjalëzjarrtë, mik i njërzve të thjeshtë, udhëheqës e inspirator i rinisë kosovare, dhe ideolog e klasik i pestë marksizëm-lininizmit.

Figura e Enver Hoxhës ka qenë, është dhe gjithëmonë do të jetë një burim frymëzimi pë gjithë popujt e shtypur, proletariatin botëror dhe atdhetarët e revolucionarët shqiptarë që luftojnë për çlirim kombëtar e shoqëror.

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …