Gjatë vitit 2023 Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 116 milionë euro, raporton Front Online. Importi është bërë nga gjashtë shtete të ndryshme, madje edhe nga disa shtete, që nuk e njohin fare pavarësinë e Kosovës. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se Kosova ka blerë energji edhe nga Spanja e Serbia, në vlerën 89 mijë e 223 euro. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka qenë në shënjestër të raportimeve mediale në Kosovë dhe Slloveni si përfaqësues i kompanisë sllovene GEN, dega në Beograd, nga e cila Kosova kishte importuar energji elektrike. Madje për këtë çështje është themeluar edhe një Komision Hetimor Parlamentar, ku opozita e ka fajësuar Qeverinë “Kurti” në lidhje me importin e energjisë elektrike nëpërmjet ambasadorit Berishaj. Sipas statistikave, Kosova më 2023 më së shumti ka importuar nga Maqedonia e Veriut, e që kap vlerën mbi 49 milionë e 200 mijë euro.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …