Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se çështja e demarkacionit nuk mund të vihet për shqyrtim drejtpërsëdrejti, në Kuvend, pa kaluar paraprakisht në komisionet parlamentare. Ai ka thënë se tek pastaj mund të futet si pikë e rendit të ditës në Kuvend. Ka dilema shume të mëdha te një numër i madh i deputetëve tek opozita edhe brenda pozitës, por edhe te LDK-ja edhe PDK-ja. Ne jemi të pakënaqur me punën e komisionit për demarkacion për shkak qe nuk ka marrë parasysh krejt faktet që tregojnë për vijën kufitare me Malin e Zi. Qeveria e Kosovës ka pasur kohë të mjaftueshme që të merret dhe ta qartësojë këtë problematikë. Pse nuk e ka bërë një gjë të tillë unë nuk e di dhe nuk jam kompetent, por e di se Kosova tashme për liberalizim ka dy kushte: luftimin e korrupsionit dhe demarkacionin. “Çka është e çuditshme është që askush nuk flet për luftimin e korrupsionit, mirëpo e gjithë vëmendja është drejtuar tek demarkacioni”, ka saktësuar Bulliqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …