Në parandalimin e ngjarjeve negative, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në vazhdimësi angazhohet me masa proaktive për parandalimin e veprimtarive kriminale.
Në zbatim të këtyre masave, sot Stacioni Policor në Gjakovë , ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata në vendbanimin e të dyshuarit L. K., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës) në fshatin Bardhaniq-Gjakovës, mbi dyshimin se i njëjti posedonte armë në mënyrë të paautorizuar (pa leje). Gjatë kontrollit, në posedim të tij, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjakovë, 9 shkurt 2024