Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianë Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me paraqitjen së mbrëmshme të kryeministri Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit. Ajo ka thënë se ky takim është alarmi i fundit nga aleatët për politiken e kryeministrit Kurti. Takimi i KS të OKB-së është alarmi i fundit nga aleatët tanë për politikën e Albin Kurtit! Në një mbledhje ku dikur përfaqësuesit e fuqive botërore njëzëri kanë qenë në favor të politikës së Kosovës mbrëmë njëzëri ishin kundër! Këtë dëm të cilin e ka vetëshkaktuar Albini me veprime e vendime populiste nuk na shërben, pavarësisht të drejtës që kemi, ka shkruar deputetja, Arianë Musliu-Shoshi, në një postim të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …