U mbajt mbledhja e dytë e komitetit për komunitete në komunën e Malishevës

Komiteti për komunitete në Malishevë, sot mbajti mbledhjen e dytë të rregullt nën kryesimin e Amrush Helshanit. Kryesuesi i komitetit së bashku me anëtarë,  paraprakisht takoi, kryetarin e komunës së Malishevës, Ekrem Kastratin dhe e njoftoi për planin e punës së komitetit për këtë vit,  rekomandimet dhe kërkesat që kanë qytetarët e komunitetit pakicë. Kryetari Kastrati mirëpriti  dhe shprehi gatishmërinë që kërkesat dhe rekomandimet e këtij komitetit janë të arsyeshme dhe do të kenë mbështetjen e realizimit sipas planifikimeve të planit të qeverisë komunale. Në vazhdimin e mbledhjes, para anëtarëve të komitetit për komunitete, raportoi edhe drejtori për urbanizëm, Avdi Morina, ku i njoftoi me investimet infrastrukturor që janë  duke u zhvilluar si dhe për ato që priten të nisin, jo vetëm në qendrën e qytetit dhe për qytetin e Malishevës, por edhe në fshatra, ku ceku disa, si: kanalizime, trotuare, rrugë, çerdhe, e të tjera projekte, njëherit kërkoi edhe bashkëpunim me qytetarët, se vetëm ashtu e ndihmojmë njëri- tjetrin. Mbledhja përfundoi me disa rekomandime dhe kërkesa e një ndër to ishte që komiteti për komunitete ta botoi  buletinin e aktiviteteve të kryera për vitin 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …