Kryeministri, Mustafa e konsideron të drejtë vijën kufitare të Kosovës me Malin e Zi. Ai ka shkruar se problemi i kufijve të tokave është i njohur jo vetëm për shqiptarët por për ballkanasit në përgjithësi. Është një çështje e ndjeshme, e cila në rastin e shënimit të kufirit me Malin e Zi u shfrytëzua nga një subjekt i opozitës duke e shndërruar në kauzë politike. Mjaft është të thuash se iu falën Malit të Zi 12,000 ose 8,000 hektarë. Të mbetet pastaj vetëm të mbledhësh puplat, sepse ai që thotë se janë falur këta hektarë, nuk tregon se kush ishte pronari i këtyre hektarëve brenda kufirit që kishte Kosova si Krahinë deri më 31 dhjetor të vitit 1988 (ashtu siç është përcaktuar me dokument mbi të cilin është shpallur pavarësia. Të mbetet pastaj të dëgjosh ligjërata për hartat topografike apo ushtarake, a janë ato që i ka prodhuar Kosova, a janë të Jugosllavisë, të ushtrisë jugosllave, të çfarë proporcioneve janë, ka shkruar Mustafa duke arsyetuar në tërësi vijën kufitare të Kosovës me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …