Gjykata e Lartë, në Tiranë, ka vendosur që më 5 mars të zhvillohet seanca për kërkesën e SPAK-ut për rikthimin në qelinë e burgut të Jamarbër Malltezit, dhëndri i Sali Berishës. Shorti ka caktuar relator të çështjes, gjyqtarin Sokol Binaj dhe anëtarë Ilir Panda e Sandër Simoni. Sipas SPAK-ut, Malltezi për të kryer korrupsion akuzohet se ka bashkëpunuar me një nga pushtetarët më të lartë të kohës, e konkretisht ish-kryeministrin Sali Berisha duke cenuar në këtë mënyrë themelet e shoqërisë madje duke e shtrirë korrupsionin edhe në vetë strukturat më të larta shtetërore. Po kështu sipas prokurorisë, vepra penale e korrupsionit, por edhe ajo e pastrimit te parave klasifikohen në vepra të rënda që në fund dënohen vetëm me burg dhe ndaj Malltezi duhet të shkojë në qelitë e paraburgimit. Malltezi u arrestua në tetor të 2023, për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe pas një muaj qëndrimi në qeli u lirua nga gjyqtarja e Apelit, Iliriana Olldashi që caktoi masën e arrestit shtëpiak.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …