leoni

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media kërkon shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur të Medieve

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media kërkon shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur të Medieve

Anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, kanë kërkuar shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave,  për shkak se kanë kthyer kanalet serbe “Arena” në operatorët kabllorë dhe gjatë kohës së fjalimit të kryeministrit Kurti në KS të OKB-së kishte ndërprerje të rrjetit nga IPKO. Opozita një gjë të tillë e ka vlerësuar si presion mbi mediet. KPM-ja kishte pezulluar kanalet sportive të “Arena”, pasi në to ishin shfaqur mesazhe e thirrje mbështetëse për terroristët e vrarë më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë. Lidhur me këtë, deputeti i Vetëvendosjes, Nijazi Isaku, ka thënë se e mbështet kërkesën për shkarkimin e Bordit të KPM-së pasi është ngritur një shqetësim i madh i qytetarëve pas atij vendimi. Nuk mendoj që ka qenë diçka që s’është për t’u diskutuar. Është shumë për t’u diskutuar. E keni pasur ju një vendim të kaluar, por kaq shpejt e ndryshuar atë vendim. Aq më tepër kur ky vendim është atakuar në Gjykatën Komerciale dhe dy shkallë të kësaj gjykate e vërtetojnë atë vendim që ju e keni marrë”.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …