leoni

Policia ka demantuar informatat jo zyrtare për hyrjen e policisë së Malit të Zi brenda territorit të Kosovës

Policia ka demantuar informatat jo zyrtare për hyrjen e policisë së Malit të Zi brenda territorit të Kosovës

Pas raportimeve dhe fotove që kanë afishuar disa qytetarë nga Peja dhe Dukagjini, ku thuhet se Policia e Malit të Zi, ka hyrë brenda territorit të Kosovës, në Kullë, dhe ka  legjitimuar veturat, ka reaguar Policia e Kosovës, e cila demanton lajmin duke sqaruar se informatat e tilla janë të pavërteta dhe të pabazuara. Polica jonë kufitare ka kryer detyrat dhe nuk kemi asnjë shkelje të raportuar në këtë segment. Mund t’ju them me kompetencë se gjatë gjithë kohës nuk ka pasur asnjë shkelje, për asnjë centimetër, të territorit të Republikës së Kosovës. Dhe, ne kemi qenë e jemi aktiv, deklaroi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Radio Dukagjinin. I pyetur rreth mundësisë së shkeljes dhe ngritjes së ndonjë pike në zonën neutrale nga ana e Policisë malazeze, Hoxha ka hedhur poshtë edhe këtë mundësi duke thënë se e tëra çfarë mund të konfirmohet është shtimi i numrit të personelit malazez, por në territorin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …