Nga zonat e Anadrinit kanë ardhur luftëtarët, Xhavit Bajraktari dhe Ilaz Kadolli, (10 shkurt, 1999)

Nga zonat e Anadrinit kanë ardhur luftëtarët, Xhavit Bajraktari dhe Ilaz Kadolli, (10 shkurt, 1999)

Para dite kam përgatitur një emision tematik dokumentar për Masakrën mizore që kanë kryer serbët më 15 janar në Reçak. Emisioni do të transmetohet nesër, meqë pritet të bëhet edhe varrimi i të masakruarve në një vend të caktuar ashtu sikurse kanë vendosur strukturat tona ushtarake dhe civile në Zonën e Neredimës.

Paraqitjen e përmbajtjes së emisionit e kam lexuar unë, ndërsa tekstin të përcjellë me efekte muzikore e kanë lexuar Nusret Pllana dhe Ismet Sopi. Emisionin e ka realizuar me sukses, Valdet Hoti.

Qysh prej sot kemi vendosur që krahas Nusret Pllanës, informatat t`i lexojë edhe Ismet Sopi, meqë kemi shumë materiale dhe nuk na duket e arsyeshme që gjatë tërë emisionit të dëgjohet vetëm një zë. Ismeti lexon pastër, ka kondicion dhe kulturë leximi.

Në mbrëmje kanë ardhur në seli dy nga tre të autorizuarit tanë për informim në zonën e Anadarinit: Xhavit Bajraktari nga fshati Samadraxhë  dhe Ilaz Kadolli nga Bukoshi i Suharekës. Të dy janë luftëtarë të radhëve të para të UÇK-së dhe ushtarë të përkushtuar. Ilazi dhe Xhaviti kanë qenë edhe  të përndjekur dhe të dënuar për aktivitetet e tyre patriotike kundër regjimit okupator. Xhaviti ka shtat të hedhur. Vazhdimisht është buzagaz. Ilazi dhe Xhaviti kërkojnë t`iu japim nga një dëshmi autorizimi, që janë anëtarë të stafit të Radios dhe të Agjencisë, në terren, për të kaluar më lehtë nga zona në zonë.

Prej ardhjes së Tahir Sinanit në Brigadën tonë lëvizja e ushtarëve nga një terren në tjetrin bëhet vetëm me urdhër dhe me autorizime të caktuara. Ndërkohë Neziri e ka hartuar tekstin e autorizimit dhe të dy e kemi nënshkruar. Ilazi, Xhaviti dhe Besim Baraliu na informojnë përmes telefonëve nga zonat, në të cilat operojnë. Ata, së bashku me Fetah Gegën nga Studençani e të tjerë, janë të inkuadruar në njësitin, “Syri i Shqiponjës”, që operon në rrethet e Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …