Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka thënë se Qeveria Kurti nuk po i merr parasysh kërkesat e tyre. Ai ka shtuar më tutje se ndonëse kanë dërguar kërkesa në dikastere të ndryshme të qeverisë, asnjë prej tyre nuk është përmbushur. “Përkrahjen nga niveli qendror deri më tani komuna e Malishevës nuk është e kënaqur sepse kemi shumë kërkesa dhe nevoja të qytetarëve që presin përmbushje të gjitha këtyre kërkesave dhe nevojave prandaj qasja e Qeverisë qendrore nganjëherë sikur nuk i ka parasysh të gjitha këto nevoja dhe kërkesa përkatësisht të komunës së Malishevës e që më bjen me e theksu shembull investimet kapitale për vitin 2024 i kemi shumë të ulëta, me shuma të ulëta të cilat nuk japin shpresë për një zhvillim sa ma të shpejtë dhe sa më të madh” ka thënë mes tjerash, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …