Duke folur për situatën e përgjithshme në botë dhe mundësinë e përshkallëzimit të saj, shefi i Konferencës së Sigurisë të Mynihut, Christoph Heusgen ka thënë se Rusia mund ta sulmojë NATO-n. Ai ka cituar më tutje disa deklarata të bëra kohë më parë nga presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, të cilat lënë të hapur mundësinë për përshkallëzim të situatës. “Putin e ka përsëritur që shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ka qenë katastrofa më e madhe e shekullit 20, sepse ka rezultuar me shumë rusë të mbetur jashtë kufijve të Rusisë. Nëse Putin nuk e humb luftën në Ukrainë, duhet të kemi parasysh që mund të grabisë Moldavinë apo republikat baltike. Mirëpo, ne duhet të bëjmë gjithçka për t’u siguruar që Ukraina pranon armët dhe ndihmën ushtarake që i duhet për t’iu rezistuar me sukses agresorëve rusë dhe për t’i larguar ata prej territorit kombëtar” ka theksuar shefi i Konferencës së Sigurisë të Mynihut, Christoph Heusgen. Ai ka shtuar më tutje se Putin synon rikrijimin e një Rusie të Madhe me kufijtë e dikurshëm të Bashkimit Sovjetik, për t’u bërë një perandori globale, të cilën ai do të mund ta udhëhiqte si car.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …