Avokatët kanë konstatuar se krerët e shtetit të Kosovës nuk po bëjnë sa duhet për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Ata kanë theksuar se mos interesimi meritor nga ana e shtetit për drejtuesit e luftës çlirimtare, është distancim prej tyre. “Mendoj që nuk është në rregull të mos iu bëhen vizita nga krerët e institucioneve tona ish-krerëve të UÇK-së sepse tregon një distancim nga institucionet tona në raport me ta” ka theksuar avokati, Burim Halili. Ndërsa avokati tjetër, Arbër Jashari, ka thënë nuk mjaftojnë deklarimet nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për pagesat e avokatëve. “Secilit të pandehuri atje, pra krerët e UCK-së duhet t’u jepet mundësia që të mbrohen ashtu siç ata dëshirojnë dhe më ekipin që ai mendon se do të ja dal mbarë. Të gjithë ju kemi borxh atyre të cilët kanë luftuar. Është mirë që shteti të përkujdeset dhe t’u dal në ndihmë ashtu siç ata e meritojnë, pasi që bëhet fjalë për mbrojtjen e disa nga vlerave tona më sublime. Jemi duke folur për periudhën e viteve 1998-1999 e cila është periudha më e rëndësishme për shqiptaret dhe shteti jonë duhet të bëjë shumë më shumë”, ka porositur avokati, Arbër Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …