Ministri, Xhelal Sveçla dhe deputetët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, mund të dënohen me burg, për veprat penale, Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Në këtë rast, ministri Sveçla dhe tre deputetët akuzohen se më 21 mars të viti 2018, në sallën e Kuvendit të Kosovë, gjatë seancës kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare e si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit. Parashkrimi, është paraparë si institut të veçantë, duke përcaktuar afate kohore për ndjekje dhe gjykimin e personit të akuzuar. Vepra penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, me të cilën ngarkohen Sveçla dhe tre tjerët, parasheh dënim me burg prej 3 muaj deri 3 vjet. Andaj, sipas KPRK-së, del se vepra penale në fjalë parashkruhet më 21 mars të këtij viti, pasi arrihet dyfishi i periudhës së dënimit të paraparë me këtë vepër, nga koha e kryerjes së veprës penale, duke bërë kështu që të akuzuarit të mbeten pa u gjykuar për këtë vepër penale. Aktualisht, në këtë rast ende nuk ka arritur të mbahet shqyrtimi fillestar. Seanca e 6 shkurtit kishte dështuar për shkak të mungesës së deputetes, Drita Millaku. Në seancën vijuese do të mungojë një i akuzuar tjetër e kështu me radhë derisa të vjetrohet lënda.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …