Ka ndërruar jetë vogëlushi 4-vjeçar, Almir Aliu i cili nuk i mbijetoi plagëve të rënda që mori nga goditja e qëllimshme me veturë prej një maqedonasi. Kjo ngjarje makabër ndodhi të shtunën e kaluar, kur një grup maqedonasish goditën me makinë Sedat Aliun nga Kumanova, bashkëshorten e tij si dhe fëmijën e tyre 4-vjeçar, Almir Aliun. Sipas rrëfimit të Sedat Aliut, gjithçka filloi kur ishin duke pritur në radhë në Spitalin e Kumanovës. Ata i kishin dhënë përparësi një rasti urgjent, gjë që nuk u mirëprit nga një maqedonas që po priste në radhë. Ai, me këtë rast, kishte thirrur disa persona të armatosur të cilët i zunë pritë familjes Aliu teksa po dilte nga Spitali. Ata e kishin goditur me veturë familjen shqiptare, e më pas i kishin sulmuar barbarisht edhe me shkopinj bejsbolli. Më së shumti pësoi vogëlushi 4-vjeçar, Almir Aliu, i cili pas disa ditë qëndrimi i hospitalizuar ndërroi jetë. Varrimi i vogëlushit, Almir Aliu do të bëhet sot në varrezat e Kumanovës, në orën 16:45.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …