Pavarësisht motit të ftohtë dhe me shi, mijëra njerëz marshuan të shtunën në Paris për të shprehur solidaritetin me palestinezët në Gaza

Edhe pse në mot të ftohtë dhe me shi, mijëra njerëz marshuan në Paris për të shprehur solidaritetin me palestinezët në Gaza dhe për të dënuar racizmin dhe ksenofobinë, Tubimi, u organizua nga Konfederata e Përgjithshme e Punës  dhe Shoqata e Solidaritetit Francezo-Palestinez. Nën moton  “Në rrugë dhe në mendje”, sindikatat dënuan politikat e ekstremit të djathtë dhe të qeverisë që i hapi rrugën kësaj gjendjeje në vend. Është thelbësore të thuhet se kolektivisht nuk mund të jemi të kënaqur me idetë e së djathtës ekstreme, se idetë e përjashtimit po bëhen të zakonshme”, tha profesori francez, Zhylien për Anadolu. Protestuesit kritikuan disa ligje të shpallura së fundmi nga qeveria e presidentit Emmanuel Macron, përfshirë një ligj migracioni, dhe reformën e sigurimit të papunësisë.  Ata akuzuan qeverinë se vazhdon të adoptojë ide të ekstremit të djathtë në politikë, të cilat nuk janë në favor të të huajve dhe klasës punëtore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku lë të hapur mundësinë e një qeverie opozitare pas dështimit të LVV

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka lënë të hapur mundësinë për një qeveri të përbashkët …