Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri konsideron se me deklaratat e fundit kryeministri, lbin Kurti po mundohet të largojë vëmendjen prej keqpërdorimeve milionëshe në KEK. Këtë reagom ai e bëri pas deklaratës së fundit të kryeministrit, i cili përmes një videoje kritikoi ish-qeveritarët për qeverisje. Në fakt, në asnjë qeveri nuk ka pasur këso niveli galopant të korrupsionit dhe të keqpërdorimeve sikur në Qeverinë e Albin Kurtit”, tha Tahiri. Ndërsa, sa i përket deklaratës së kryeministrit që tha se ish-qeveritarët janë kujdesur për jetën e tyre luksoze, Tahiri thotë se një jetë të tillë po bëjnë ministrat e Kurtit. Jetë luksoze po bëjnë vetëm ministrat e Albin Kurtit që në mënyrë të dyshimtë kanë shtuar pronat pasi erdhën në pushtet, sidomos në lagjet luksoze. Po ashtu, shikoni shpenzimet e kabinetit të kryeministrit dhe ministrave në dreka e darka dhe e kuptoni luksin e tyre, ka thënë mes tjerash, Abelard Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …