Kryesuesi i Kuvendit të komunës së Deçanit, z.Hajdar Sutaj, bashkë me anëtarin e Kuvendit të Komunës, z.Shkodran Mustafaj, priten në takim përfaqësuesit nga OSBE, znj. Natalia Rusu, znj. Have Lajqi dhe z. Driton Marku. Kryesuesi Sutaj falënderoj OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme për Kuvendin e Komunës së Deçanit. Në këtë takim ndër tjera u diskutua për punën e kuvendit, sfidat dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm, veçanërisht për përkushtimin e përbashkët për katër kategori:
– RINIA (projekte në mbështetje të të rinjve)
– BARAZIA GJINORE (mbështetje për femrën deçanase)
– PERSONAT ME AFTESI TË KUFIZUAR (mbështetje për gjithë personat me aftësi të kufizuar)
– KËSHILLAT E FSHATRAVE (mbështetje kryetareve dhe Këshillave të rinj të fshatrave) etj.