Vdekja e fëmijut 4-vjeçar, Almir Aliu, ka tronditur thellë Kumanovën dhe gjithë opinionin shqiptar. Sulmi barbar i një grupi sllavo-maqedonas ndaj familjes shqiptare, Aliu, rezultoi me lëndime të rënda, të cilave nuk u mbijetoi vogëlushi 4-vjeçar. Stafi i Radios ‘Kosova e Lirë’ shpreh ngushëllime për familjen Aliu nga Kumanova, duke i bërë thirrje asaj që të gjejë forcën për të përballur dhembjen për humbjen e fëmijut të tyre. Për fat të keq, institucionet e sigurisë në Maqedoni nuk kanë frenuar dhunën thuajse të përditshme ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Grupe ekstremistësh e huliganësh maqedonas, në lidhje me parapolitikën, veprojnë të shpenguara në Maqedoni duke shenjëstruar shqiptarët e duke mbjellë një atmosferë pasigurie në lagjet urbane në Maqedoni. Vdekja e vogëlushit, Almir Aliu i shtohet një liste të gjatë sulmesh të mirë-organizuara ndaj shqiptarëve. Para disa vitesh, një polic maqedonas për motive banale pati vrarë dy të rinj shqiptarë në Gostivar. Banda të organizuara huliganësh në Shkup si ‘Komitët’ kryejnë shpesh sulme ndaj banorëve shqiptarë në lagjet e Shkupit. Raste të shpeshta dhune regjistrohen edhe ndaj nxënësve shqiptarë që udhëtojnë me autobusët e linjës urbane në Shkup, plot prej të cilave kanë përfunduar me lëndime të rënda e hospitalizim. Këto sulme janë manifestim i një albanofobie të gjithë-shtrirë në Maqedoni, e cila frymëzimin kryesor e gjen nga partia nacionaliste në pushtet, VMRO-DPMNE. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka proceduar asnjëherë deri në fund për t’i penalizuar përgjegjësit, gjë që shpjegon më së miri se spiralja e dhunës vetëm sa po shtohet. rkl
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …