leoni

Josep Borrell

Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se NATO-ja nuk mund të jetë një aleancë, sipas dëshirës, së kujtdo qoftë

Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se  NATO-ja nuk mund të jetë një aleancë, sipas dëshirës, duke iu përgjigjur Donald Trumpit, i cili  minimizoi përkushtimin e  sigurisë së NATO-s në Evropë nëse do të zgjidhej sërish president. Deklaratat e tij nxitën reagime në aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara. Trump tha se ai do ta lejojë  Rusinë që të sulmojë çdo shtet të NATO-s që nuk përmbush obligimet e tij financiare ndaj aleancës. Borell ka saktësuar me këtë rast se Aleamca Veriatlantike  nuk mund të jetë një aleancë ushtarake vetëm në letër, nuk mund të jetë një aleancë ushtarake që punon sipas tekave të përditshme të ish- presidentit amerikan”, tha Borrell, i cili saktësoi se nuk do të komentojë më asnjë marrëzi që do të dalë nga fushata zgjedhore presidenciale amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …