Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se RTK-ja po i shërben Qeverisë, ndërsa përpjekjen për atentat kundër kryeministrit Albin Kurti, e sheh si viktimizim para elektoratit të tij, në luftën kundër Serbisë. Duke folur për raportimet dhe “atentatin” ndaj kryeministrit Albin Kurti, deputeti i PDK-së, ka thënë se do të propozojë formimin e një komisioni hetimor, lidhur me këto pretendime. Këtë çështje, Berisha e sheh si përpjekje të Abin Kurtit për të krijuar një luftë brenda shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, por edhe si tendencë për ta mbuluar dështimin e Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kontrolloni gjithashtu
Një gjykatëse që mbikëqyr rastin ndaj Donald Trumpit, për ndërhyrje në rezultatin zgjedhor të vitit 2020, anuloi procedurën
Një gjykatëse që mbikëqyr rastin ndaj Donald Trumpit për ndërhyrje në rezultatin zgjedhor të vitit …