Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës është bërë “strehë e militantëve të Albin Kurtit”, që sipas tij “shërbejnë si kukulla për lojëra politike.” Ai ka thënë se nga fundi i vitit të kaluar, BQK-ja ka vepruar me urdhra politikë që i shërben agjendës politike të partisë në pushtet. BQK-ja e çoi flamurin e bardhë dhe e dorëzoi pavarësinë e rrejshme, pas urdhrit politik të Albin Kurtit. Pavarësia e tillë e BQK-së i shërbeu Albin Kurtit vetëm për t’u përplasur me aleatët e Kosovës që shkoi deri në Këshillin e Sigurimit, sikur të ishte një dhuratë e rënë nga qielli, për Serbinë, Rusinë dhe Kinën, ka shkruar Betim Gjoshi në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …