I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se lëvizjet e njëanshme nga Kosova e Serbia do të kenë pasoja

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka komentuar situatën e fundit pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, për ndalimin e përdorimit të dinarit serb, por edhe planin për zbatimin e tij brenda tre muajsh. Ai ka thënë se lëvizjet e njëanshme do të kenë pasoja. Escobar ka deklaruar me këtë rast,  se ne  kemi qenë shumë të qartë dhe vazhdimisht kemi kërkuar që çështje të tilla të zgjidhen përmes dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe ato t’u komunikohen me kohë në mënyrë që të njoftohen  me kohë qytetarët e prekur. Ne jemi gati për t’i ndihmuar të dyja palët për ta zgjidhur këtë çështje. Ata duhen të kthehen në dialog dhe t’i respektojnë marrëveshjet”, ka thënë Escobar për  agjencinë serbe “Tanjug”.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …