Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të punohet me seriozitet për të gjetur konsensus ndërpartiak për sigurimet shëndetësore. Tahiri ka kritikuar qeverinë Kurti, e cila sipas tij, që katër vjet nuk e ka sjellë në Kuvend Ligjin për sigurime shëndetësore. Sigurimet shëndetësore! Si grup parlamentar kemi mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore. Nëse i sëmuret dikujt, fëmija, prindi apo një anëtar i familjes, të gjitha kursimet që i ka, duhet t’i shkrijë, të hyjë borxh për të shëruar të sëmurin. Po hyjmë në vitin e katërt të qeverisjes dhe nuk janë në gjendje ta bien në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore! Kjo do të jetë çështja që do të punojmë dhe të krijojmë një konsensus ndërpartiak”, ka shkruar Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …